E përfaqësuar nga Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, Shqipëria ka nënshkruar në Hagë këtë të të martë, “Konventën për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës” dhe “Protokollin për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore”. Nënshkrimi i Konventës për Marrëveshjet për Zgjedhjen e Gjykatës dhe Protokollit për Ligjin e Zbatueshëm për Detyrimet Ushqimore është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë, në forcimin e legjislacionit të brendshëm në fushën e të drejtës ndërkombëtare private dhe një instrument shtesë për palët në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve civile!