Prokuroria e Elbasanit ka ushtruar këtë të enjte kontrolle në venddepozitimin e mbetjeve urbane pranë inceneratorit të ngritur në këtë qytet. Kontrollet janë urdhëruar në kuadër të hetimit të nisur për shpërthimin e zjarrit në landfill në 27 korrik të vitit 2023. Djegia e mbetjeve shkaktoi shtëllunga të mëdha tymi duke shkaktuar ndotje të mëdha në qytetin e Elbasanit dhe zonat përreth.