Telefona celularë, thika të improvizuara dhe një sasi e vogël narkotikësh u zbuluan në qelitë e krahut të 5-të të burgut Koridhallo nga oficerët e policisë greke. Informacionet tregojnë se një nga të kontrolluarit ndër të dënuarit, është edhe Klod Cara alias Klodian Lekocaj, emri i të cilit ishte përfshirë në aktivitete kriminale brenda dhe jashtë burgut dhe po mbahet në një sektor të izoluar të institucionit.