Policia e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Shkodër, Delta Forcën dhe me Drejtorinë e Përgjithshme Detare kanë ushtruar kontrolle në liqenin e Komanit dhe në lumin e Shalës. Në vendin ku ankorohen mjetet lundruese në liqenin e Komanit u konstatuan 13 varka artizanale që nuk përmbushnin kriteret e sigurisë dhe nuk ishin të pajisura me dokumentacionin përkatës. Në vijim, në hyrje të liqenit të Komanit, u konstatua një traget për herë të dytë, në cenim të plotë të ligjeve për lundrim dhe të kritereve të sigurisë.