Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako nënshkroi kontratën sociale të hartuar nga 12 organizata të shoqërisë civile, ku renditen kërkesat dhe prioritetet e grupeve të interesit. Gjatë takimit me përfaqësuesit e shoqërisë civile, aktivistët dhe qytetarët e Durrësit, kryebashkiakja njëherësh edhe kandidatja e Partisë Socialiste, Emirjana Sako shpalosi 12 shtyllat ku bazohet program për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.