Shamia e famshme ku në 14 dhjetor të 2000, carles Rexach, Drejtori Sportiv i Barcelonës, redaktoi një lloj akordi për nënshkrimin e një kontrate me një djalosh argjentinas, del në ankand. I riu në fjalë e kishte emrin Lionel Messi, një adoleshent nga Rosario dhe që në qershor kishte festuar 13 vjetorin e lindjes. Në Barcelonë kishte ardhur me të atin, Jorge Messi i shoqëruar nga agjenti Horacio Gaggioli.