Policia e Shtetit thotë se ka goditur një rast kontrabande të lopëve nga Greqia në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni, sipas njoftimit të shpërndarë nga uniformat blu janë vënë në pranga pesë shtetas. Arben Husi, Jurgen Haxhi, Kreshnik Likaj, Venetik Dylmishi dhe Adil Sheraj u arrestuan nën akuzën e kontrabandës së bagëtive nga Greqia në drejtim të Shqipërisë përmes kufirit të gjelbër.