Një 54-vjeçar në Korçë ka rënë në prangat e policisë i akuzuar për kontrabandë të medikamenteve mjekësore dhe të veshjeve nga Greqia. 54-vjeçari u arrestua në Pikën Kufitare të Kapshticës pas kontrollit që iu bë automjetit të tij. Aty u gjetën dhe u sekuestruan një sasi me medikamente të ndryshme mjekësore dhe veshje, pa dokumentacionin përkatës. Medikamentet e ndryshme mjekësore, veshjet pa dokumentacionin përkatës si edhe automjeti që drejtonte 54-vjeçari u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Mbi 54 vjeçarin rëndon akuza për veprën penale ‘kontrabanda me mallra të licencuara’. Materialet procedurale në lidhje me rastin iu referuan Prokurorisë së Korçës, për veprime të mëtejshme.