Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia greke gjatë një operacioni të gjerë kundër kontrabandës së karburantit, i zhvilluar në mbarë territorin e Greqisë. Sipas autoriteteve greke, ka nisur tashmë bashkëpunimi me institucionet shqiptare për të zbardhur lidhjet e kësaj skeme kriminale edhe në Shqipëri.