Avokatët e Laert Haxhiut kërkuan nga Gjykata e Posaçme që të kryejë një vlerësim të shëndetit mendor të të penduarit të drejtësisë, Artan Tafani. Sipas avokatëve, Artan Tafani ka qenë përdorues i drogërve të forta, përfshirë këtu kokainë dhe heroinë, ndërsa aktualisht po trajtohet me metadon, një substancë, që sipas tyre, krijon po aq varësi sa lëndët narkotike. Trupi gjykues pasi u këshillua në dhomë këshillimi vendosi të pranojë kërkesën e të pandehurve pas mospërputhjeve të deklaratave të tij në seanca gjyqësore me dëshmitë e dhëna gjatë fazës paraprake të hetimeve.