Prokuroria e Durrësit njoftoi se ka nisur hetimet për veprën penale “Kontrabandë me mallra të ndaluara ose të kufizuara” mbi ngarkesën me mbetje toksike të nisur nga Porti i Durrësit. Procedimi është regjistruar më 16 gusht, pas referimit të materialeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave për një ngarkesë të dyshimtë të nisur nga porti i Durrësit në fillim të korrikut.