Pas më shumë se 7 muajsh, Kuvendi i Kosovës është konstituuar, duke zgjedhur nënkryetarin e pestë nga komuniteti serb, Nenad Rashiç. Deputeti i komunitetit serb u zgjodh me 71 vota pro, pas dështimit të nëntë propozimeve të Listës Serbe dhe kalimit në zgjedhjen e nënkryetarit përmes procedurës së shortit.