Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra Emilija Rexhepin nga posti I zëvendëskryeministres në detyrë për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, pasi u zgjodh nënkryetare e Kuvendit të Kosovës. Përveç Rexhepit, që i përket komunitetit boshnjak, nënktryetarë të tjerë janë zgjedhur edhe Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shala nga Lidhja Demokratike e Kosovës.