Komisioni rregullator miratoi propozimin e dy anëtarëve të zgjedhur nga opozita, Muharrem Çakajt dhe Helga Vukajt të cilët kërkuan që pasaportat apo kartat e identitetit të skaduara të emigrantëve të pranohen në fazën e regjistrimit me kushtin që deri ditën e votimeve ato të jenë rinovuar. Konsensusi u arrit pas tërheqjes së draftit të kryekomisionerit Ilrijan Celibashi, ku përcaktohej se pë rt’u regjistruar si votues dokumenti I identifikimit duhet të ishte I vlefshëm.