Bashkimi Europian konsideron zgjedhjet e mbajtura të dielën në Shqipëri si konkurruese dhe transparente, por jo të barabarta. Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas dhe eurokomisionerja Marta Kos patën një deklaratë të përbashkët ku thuhet se zgjedhjet ishin në përgjithësi profesionale dhe konkurruese, pavarësisht se u zhvilluan në një klimë tejet të polarizuar.