Autoriteti i Konkurrencës kërkon zgjerim kompetencash për të bërë hetimet të mirëfillta. Kryetari Denar Biba kërkoi hapësira ligjore, të ngjashme me vende të tjera të Bashkimit Europian, që do i lejonin sekuestrimin e celularëve të kompanivë që janë në hetim dhe dyshohen se kanë kryer abuzime.