Glauk Konjufcës i kanë mbetur edhe katër ditë afat që t’i propozojë Kuvendit përbërjen qeverinë e re dhe për të testuar nëse i ka votat e nevojshme për ta formuar atë, apo jo. Propozimi i Konjufcës nga Vetëvendosje dhe më pas nominimi i tij nga Presidentja Osmani nuk ka ndryshuar qëndrimin e partive të tjera parlamentare, me PDK, LDK dhe AAK që njëzëri kanë kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare pa vonesë.