Asociacioni i komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës është edhe një nga pikat kryesore të negociatave për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Megjithatë pas tre raundeve të para të takimeve Kurti-Vuçiç, palët janë ende larg njëra-tjetrës dhe kryetari i parlamentit të kosovës, Glauk Konjufca u shpreh pessimist se mund të ketë një marrëveshje për këtë çështje.