As Glauk Konjufca nuk ka siguruar dot shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës për të formuar qeverinë e re të vendit. Dy seancat e thirrura këtë të mërkurë nga Vetëvendosje përfunduan pa rezultat. Në seancën e parë nuk u mor fare mundimi që të hidhej në votim qeveria e Konjufcës, ndërsa në të dytën mbështetja për të ishte 56 mandate, po aq sa mori Albin Kurti në përpjekjen e parë të tij për të formuar qeverinë. Vetëvendosje akuzoi partitë e tjera se janë bërë bllok me Listën Serbe për të bllokuar vendin.