Gjasat që Glauk Konjufca, mandatar për kryeministër i emëruar nga presidentja Vjosa Osmani, të formojë Qeverinë e re të Kosovës, duken minimale. Me ish-opozitën e bashkuar rreth idesë për zgjedhje të reja, përpjekja e dytë e Lëvizjes Vetëvendosje për të krijuar ekzekutivin, rrezikon të përfundojë në të njëjtin bllokim politik, thonë analistët për Radio Evropa e Lirë. Konjufca ka 15 ditë kohë për të paraqitur përbërjen e re qeveritare para Kuvendit – deri më 19 nëntor.