Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës do të udhëheqë dialogun për normalizim të raporteve me Serbinë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Ministria ka bërë më dije se në takimin e zhvilluar mes zv.kryeministrit Glauk Konjufca, me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialogun, Peter Sorensen është diskutuar për dialogun, si dhe janë shkëmbyer pikëpamjet mbi qasjen dhe dhe parimet e nevojshme për të siguruar një proces më të qëndrueshëm.