Bashkimi Europian nuk ka kompetencë t’i propozojë Kosovës draft për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Kështu u shpreh kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, duke komentuar apelin e ambasadorit amerikan Jeff Hovenier, i cili kërkoi që Kosovë të dërgojë një draft për Asociacionin në Gjykatën Kushtetuese. Duke u ndalur te marrëveshjet e dakordësuara një vit më parë me Serbinë, Konjufca theksoi se është shumë e rëndësishme që ajo të nënshkruhet nga Beogradi zyrtar, në mënyrë që të garantohet siguria e Kosovës.