Kosova vijon të jetë e ashpër me Bashkimin Europian, lidhur me atë që e konsideron qëndrim me dy standarde ndaj Kosovës e Serbisë. Kryetari I Kuvendit, Glauk Konjufca në një intervistë për mediet kosovare ka thumbuar Bashkimin Europian, teksa thotë se po të ishte sipas të drejtës, BE do t’I thoshte Vuçiçit të qëndronte në Kinë.