Kryesocialisti, Edi Rama do të mbledhë më 4 nëntor kongresin e jashtëzakonshëm të socialistëve. Sipas udhëzimeve që janë shpërndarë, delegatët në orën 11:00 do të duhet të jenë tek Pallati i Kongreseve për të zyrtarizuar vendimet e marra nga Asambleja më 4 shtator. Ndër vendimet e Asamblesë ishin ndryshimet në sekretariatin ekzekutiv të partisë, ku ndër të tjera u largua edhe Damian Gjiknuri nga posti i Sekretarit të Përgjithshëm.