E shtuna shënoi 103 vite nga Kongresi i Lushnjës, i mbajtur më 21 janar të vitit 1920. Kjo datë shënon edhe fillimin e parlamentarizmit shqiptar. Kjo ditë e shënuar u festua në Lushnjë me këngë e valle popullore shqiptare, ndërsa nuk munguan as flamujt shqiptarë. I pranishëm në muzeun “Kongresi i Lushnjës” ishte edhe presidenti Bajram Begaj, i cili tha se Kongresi duhet të shërbejë si një mesazh frymëzues për të gjithë politikën që sot të punojnë së bashku për sfidat e kohës.