Përplasjet dhe incidentet e forta në partinë më të madhe opozitare në Shqipëri, janë përcjellë me shqetësim nga mediat por edhe aktorët ndërkombëtarë. Por edhe pse ish-kryeministri Sali Berisha është përfshirë në një sërë përplasjesh me Departamentin Amerikan të Shtetit, deri më tani, Bashkimi Europian ka zgjedhur të ruajë distancën. Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur nga gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, për atë që është duke ndodhur në PD, thotë se komisioni nuk komenton apo përfshihet në çështje të brendshme të kësaj force politike.