Provinca Françeskane ka reaguar dy ditë pas konfliktit për cështje pronësie në Kepin e Rodonit, ku 8 persona, në mesin e tyre edhe ish deputeti Mark Frroku ranë në pranga për shkak se u përplasën fizikisht me mjete të forta. Në deklaratën zyrtare, province Françeskane bën me dije se pronësinë e territorit e kanë përfituar në vitin 2008 dhe se nuk ka pasur konflikt me asnjë person.