31 qytetarë të Maqedonisë së Veriut, të cilët u evakuuan kohët e fundit nga Afganistani mbërritën të enjten në Aeroportin e Shkupit. Ata ishin evakuuar më parë nga Kabuli në Doha, Katar, ku me ndërmjetësimin e ambasadorit maqedonas, ata u transferuan nga aeroporti ushtarak në atë civil dhe më pas u dërguan në Stamboll. Në deklaratat e para për mediat, udhëtarët shprehën se rruga shkoi mirë dhe nuk u ndjenë të rrezikuar.