2 vëllezër janë plagosur në Shkodër mëngjesin e së mërkurës në Fshatin e Ri të njesisë administrative Rrethinat. Dëmtimet e dy vëllezërve Ilir Gruda dhe Lad Gruda janë shkaktuar si pasojë e një konflikti me shtetasin Xhevahir Fikaj i cili është në kërkim nga autoritetet. Fikaj ka plagosur me armë zjarri 41 vjeçarin Ilir Gruda ndërsa vëllai i tij 34 vjeçar Lad Gruda është dëmtuar me sende të forta.