Top News – Konflikti Armeni-Azerbajxhan/ Shkelet dhe armëpushimi i ri
18/10/2020 11:09

Nuk ka rezistuar dot as armëpushimi i ri mes Armenisë dhe Azerbajxhanit, të cilat kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për shkeljen e iniciativës së radhës që ka për qëllim ndalimin e luftimeve për rajonin e Nagorno Karabakut. Ky zhvillim vjen vetëm pak orë pasi një armëpushim i ri mes këtyre dy vendeve hyri në fuqi sot. Një zëdhënëse e Ministrisë armene të Mbrojtjes deklaroi se ka pasur sulme me raketa dhe artileri nga ana e armikut në orët e para të 18 tetorit. Më vonë, Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit reagoi duke thënë se ishin forcat armene ato që kanë kryer sulme me murtaja dhe artileri përgjatë të ashtuquajturës Linjë të Kontaktit, e cila i ndan këto dy vende. Akuzat e ndërsjella vijnë pasi Armenia dhe Azerbajxhani njoftuan në orët e vona të 17 tetorit se kishin arritur një marrëveshje të re pushim zjarri dhe Ministritë e Jashtme të të dyja shteteve postuan një deklaratë të njëjtë në ueb-sitet përkatëse për të njoftuar arritjen e paktit. Ndërprerja e luftimeve hyri në fuqi në mesnatë, sipas orës lokale. Në deklaratën e armëpushimit të 17 tetorit thuhej se vendimi për armëpushim erdhi pas deklaratave të bëra më herët gjatë këtij muaji nga presidentet e Francës, Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara – shtete që kryesojnë të ashtuquajturin Grup të Minskut të Organizatës për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë (OSBE). Luftimet e fundit në rajonin e shkëputur të Nagorno Karabakut – që nisën më 27 shtator – kanë lënë të vrarë të paktën 600 ushtarë dhe civilë dhe konsiderohen më të ashprat që prej armëpushimit të vitit 1994, që i dha fund luftës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit për statusin e rajonit të Nagorni Karabakut.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58