Një përplasje me armë zjarri mbrëmjen e të dielës mes dy familjeve Sekiraqa dhe Capat në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen Aktash në Prishtinë, ka shënuar një viktimë dhe pesë të plagosur. Policia e Kosovës njofton se vdekja e viktimës është konstatuar në vendin e ngjarjes, ndërsa pesë shetasit e tjerë ndodhen duke u trajtuar në spital, nën masën e arrestit dhe mbikëqyrje policore.