Policia e Kamëz ka arritur të zbardhë ngjarjen e ndodhur në Kamëz mbrëmjen e së shtunës, për pasojë vuri në pranga një person, shpalli në kërkim dy të tjerë dhe për tre persona nisi hetimin në gjendje të lirë. Konkretisht në pranga u vendos Eduart Pjetri dhe në kërkim u shpallën Gentjan Losha e Ndriçim Rama. Nën hetim për të njëjtën cështje janë shtetasit D. P., 24 vjeç., S. P., 23 vjeç, dhe E. L., 33 vjeçe, të tre banues në Kamëz.