Top News – Konfiskon anijen me ndihma për Gazën/ Izraeli ndalon aktivisten Greta Thunberg e të tjerë
09/06/2025 13:15

Forcat detare izraelite kanë ndaluar dhe konfiskuar të hënën një anije bamirësie, e cila po përpiqej të thyente bllokadën detare në Gazën e shkatërruar nga lufta. Anija me ekuipazh prej 12 personash, përfshirë aktivisten Greta Thunberg, tani është duke u dërguar në një port në Izrael. Jahti me flamur britanik, Madleen, i operuar nga Koalicioni i Flotës së Lirisë propalestineze, synonte të dërgonte një sasi simbolike ndihmash në Gaza të hënën pasdite dhe të rriste ndërgjegjësimin ndërkombëtar për krizën humanitare në territorin palestinez. Megjithatë, anija u kap gjatë natës para se të arrinte në breg. Ministria e Jashtme izraelite konfirmoi më pas se Izraeli e ka marrë nën kontroll anijen. “‘Jahti i selfieve’ të ‘të famshmëve’ po shkon i sigurt drejt brigjeve të Izraelit. Pritet që pasagjerët të kthehen në vendet e tyre të origjinës”, shkroi Ministria izraelite në X. Të gjithë udhëtarët janë të sigurt dhe të padëmtuar, shtoi më vonë Ministria. “U janë dhënë sanduiçë dhe ujë. Spektakli mbaroi”, shtoi ajo. Pjesë e ekuipazhit prej 12 vetash ishin edhe aktivistja suedeze për klimën, Greta Thunberg dhe Rima Hassan, anëtare franceze e Parlamentit Evropian. Një fotografi shfaq ekuipazhin të ulur në anije, të gjithë me jelekë shpëtimi dhe me duart lart. Aktivistët raportohet se janë shtrënguar të shohin imazhet e sulmit të Hamasit në izrael, në tetor 2023.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58