Rreth tre tonë kokainë, e fshehur në depozitën e karburantit të një anijeje peshkimi janë konfiskuar pranë ishujve Kanarie të spanjës. Sipas autoriteteve spanjolle janë arrestuar pesë persona. Kjo është goditja më e fundit ndaj trafikantëve të drogës në Spanjë, këto kohë, pasi vendi është shndërruar në një pikë të rëndësishme kalimi të lëndëve narkotike drejt Evropës.