Më kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka konfiskuar pasuritë e shtetasit Emiljan Burba, i dënuar me 21 vite burg në Itali për trafik droge, dhe familjarëve të tij. Burba u arrestua më 21 prill të vitit 2014, me qëllim ekstradimin në Itali. Ky shtetas në bashkëpunim me persona të tjerë më 3 dhjetor 2003 në Romë, tregtoi një sasi prej disa kilogramësh heroine, të cilën e siguronte në Shqipëri dhe më pas e transportoi në Itali.