Është mbajtur në Selanik konferenca “Roli i lajmeve në realitetin e ri ballkanik”, aty ku zv. presidenti i Komisionit Europian Margaritis Schinas ripërsëriti mbështetjen e fortë të BE për Ballkanin Perëndimor. Si dëshmi të fortë për këtë mbështetje, Schinas solli në vëmendje organizimin në Tiranë të Samitit të Bashkimit Europian, i cili u mbajt për herë të parë jashtë Brukselit dhe pikërisht në kryeqytetin shqiptar.