U zhvillua në Tiranë, Konferenca Ndërkombëtare për Qeverisje, një panel diskutimi për perspektivën e Shqipërisë në procesin e integrimit, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama, I cili foli dhe për reformat në sektorinb public të ndërmarra nga qeveria, ku u ndal posaçërisht tek prokurimet publike. ne kemi bërë progres të konsiderueshëm dhe tani ne synojmë që të kemi modelin e parë në Evropë të prokurimeve publike nëpërmjet inteligjencës artificiale, e cila do të jetë komplet me inteligjencë artificiale nga A-ja te Zh-ja dhe kjo do i bëjë prokurimet publike absolutisht transparente dhe nuk do të jetë fare e kontestueshme.