I sapo kthyer nga vizita disa ditore në Bruksel, ish-kryeministri Sali Berisha, doli në një konferencë për mediet, ku foli rreth takimeve të zhvilluara. Sipas Berishës, takimet ishin në kuadër jo vetëm të asamblesë politike të PPE, por edhe të denoncimit të farsës elektorale te ndërkombëtarët, për çka theksoi se ka marrë mbështetje prej tyre.