Koncesioni për ndërtimin dhe rehabilitimin e segmentit rrugor Lekaj-Konjat-Fier, me firmë të ministres së infrastrukturës, Belinda Balluku, pritet të jetë një barrë e madhe për taksapaguesit shqiptarë, të cilët krahas pagesës fillestare për ndërtimin e segmentit rrugor dhe miliona eurove për zgjerimin, do të paguajnë edhe një tarifë shtesë për kalimin në këtë rrugë.