Gjykata Kushtetuese ka pranuar padinë e dorëzuar nga një grup deputetësh të Partisë Demokratike kundër marrëveshjes së menaxhimit me koncesion të parkut arkeologjik të Butrintit. Njoftimi i pranimit të padisë u është dorëzuar deputetëve të opozitës dhe në të ftohen të gjitha palët që të paraqiten më 23 janar në një seancë për të paraqitur provat dhe argumentet pro dhe kundër koncesionit.