Top News – Komploti i Bashar al-Assad. Miliona euro për të rrëzuar qeverinë e re në Siri
06/12/2025 14:35

Ish-besnikët e Bashar al-Assad, të cilët ikën nga Siria pas rënies së diktatorit, po kanalizojnë miliona dollarë për mijëra luftëtarë, me shpresën për të nxitur kryengritje kundër qeverisë së re dhe për të rimarrë një pjesë të ndikimit të tyre të humbur, ka zbuluar një investigim i Reuters. Reuters zbuloi se dy nga njerëzit më të afërt me Assadin, Gjeneral Major Kamal Hassan dhe miliarderi Rami Makhlouf , po kontribuojnë për të formuar milicitë në Sirinë bregdetare dhe Libanin e përbërë nga anëtarë të sektit të tyre minoritar alavit, i cili është lidhur prej kohësh me familjen Assad. Ata po financojnë më shumë se 50,000 luftëtarë me shpresën për të fituar besnikërinë e tyre. Objektiv për Hassanin dhe Makhloufin është kontrolli i një rrjeti prej 14 dhomash komande nëntokësore të ndërtuara rreth bregdetit të Sirisë drejt fundit të sundimit të Asadit, si dhe i depove të armëve. Dy oficerë dhe një guvernator rajonal sirian konfirmuan ekzistencën e këtyre dhomave të fshehura, detajet e të cilave shfaqen në fotot e para nga Reuters. Për t'iu kundërvënë komplotistëve, qeveria e re e Sirisë po dërgon një tjetër ish-besnik të Assadit - një mik fëmijërie të Presidentit të ri Ahmed al-Sharaa, i cili u bë udhëheqës paraushtarak për Assadin dhe më pas ndërroi anë në mes të luftës pasi diktatori u kthye kundër tij. Detyra e këtij njeriu, Khaled al-Ahmad, është të bindë ish-ushtarët dhe civilët alavitë se e ardhmja e tyre është me Sirinë e re. “Ky është një zgjatim i luftës për pushtet të regjimit të Asadit”, tha Annsar Shahhoud, e cila ka studiuar diktaturën për më shumë se një dekadë. Investigimi i Reuters bazohet në intervista me 48 persona me njohuri të drejtpërdrejtë të planeve konkurruese. Të gjithë folën në kushte anonimiteti. Reuters shqyrtoi gjithashtu të dhënat financiare, dokumentet operative dhe shkëmbimet e mesazheve zanore.

Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06
Top Channel/ Si u shpëtua piloti amerikan. I plagosur, por u ngjit në 2000 m lartësi në Iran. Detajet e operacionit
05/04 22:19
Top Channel/ “Të martën hapen portat e ferrit”. Trump: Presim marrëveshje për hapjen e Hormuzit
05/04 22:14
Top News – Gjermania përgatitet për luftë. Burrat që largohen nga vendi duhet të marrin leje
05/04 21:33
Top Channel/ Trump tjetër paralajmërim Iranit: Ju pret ferri nëse nuk hapni ngushticën e Hormuzit!
05/04 20:00
Top News – ‘Hapeni atë dreq Ngushtice’. Trump kërcënon Iranin: Ose lëshoj ferrin mbi ju!
05/04 16:40
Top News – Si e manipuloi CIA Iranin. Pas vijës së armikut, shpëtimi i pilotit të F15
05/04 15:42
Top News – Pashkë nën raketa. Në Jeruzalem nuk festohet ringjallja e Krishtit
05/04 14:21
Top News – Mesha e Pashkës. Papa Leoni: Dhuna e lufta të mos kthehen në normalitet
05/04 13:41
Top Channel/Zelensky takon Erdogan,Presidenti i Ukrainës vizitë zyrtare në Stamboll pas sulmeve ruse
05/04 12:09
Top Channel/ Sllovakia: Na duhet nafta ruse, Kryeministri Fico thirrje BE: Hiqni sanksionet
05/04 12:08
Top Channel/ U rrëzua në tokën iraniane, shpëtohet piloti, Trump: Operacion fantastik
05/04 12:07
Top News – Kriza në Lindjen e Mesme. India rikthehet te Irani, blen naftë pas 7 vitesh
04/04 23:15
Top Channel/ Rusia do të rrëmbejë Zelenskyn? Moska: Nuk do vepronim kurrë si SHBA me Maduron
04/04 21:59
Top Channel/ “Ju pret ferri”! Trump kërcënon Iranin: Keni 48 orë afat
04/04 19:42
Top News – Bomba e raketa afër centralit bërthamor. Irani akuzon SHBA e Izraelin, shtohet frika
04/04 18:45
Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58