Top News- Komplot për vrasjen e Vuçiç!/Ministri serb kërkon kapjen e mafiozit malazez
25/07/2022 09:15

Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Aleksandër Vulin pretendon se ende ekziston rreziku i vrasjes së presidentit Aleksandër Vuçiç. Sipas tij, për sa kohë një shtetas malazez i cili planifikon të vrasë presidentin edhe në të kaluarën, i identifikuar si Radoje Zvicer është ende i lirë, eleminimi i Vuçiçit është e mundur.