Ilir Meta la pushimet dhe u rikthye me në Tiranë për të drejtuar mbledhjen e Kryesisë së Partisë së Lirisë. Mbledhja, që në rend ditë kishte zgjedhjen e disa drejtuesve të partisë në nivel qendror dhe vendor u shndërrua në medium nga ky kreu i Partisë së Lirisë përcolli mesazhe të forta ndaj Altin Dumanit, Lulzim Bashës e deri edhe ndaj bankave të nivelit të dytë. Meta foli për një komplot për të bllokuar llogaritë bankare të Partisë së Lirisë dhe pamundësimin e kryerjes së pagesave për zyrtarët e kësaj partie, që sipas tij është pjesë e goditjeve të organizuara nga mafia ndërkombëtare kundër opozitës në Shqipëri.