Qeveria italiane ka garantuar se projekti për emigrantët do të vazhdojë, por kontratat e stafit që menaxhon dy qendrat e ngritura në Shqipëri janë anuluar. Sipas mediave italiane, kompania që ka marrë tenderat për të siguruar shërbimet bazë në këto qendra, ka ndërprerë kontratat e punës me të gjithë personat që pajtoi pas miratimit të marrëveshjes mes Xhorxhia Melonit dhe Edi Ramës.