Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi në Parlament të votohet plotësimi i një formulari vetëdeklarimi nga deputetë, mbi përdorimin ose jo të telefonave të kriptuar. Berisha shkoi edhe më tej kur rikërkoi ngritjen e komisionit të së vërtetës. Berisha tha se janë 1 milionë faqe enkriptime që Partia Demokratike do t’i bëjë publike në rast se nuk do të miratohet kërkesa e tyre për Komisionin e të Vërtetës.