Nuk kanë mjaftuar deklaratat e zyrtarëve të ndryshëm të Partisë Demokratike, përfshirë ato të kryetarit të komanduar Enkelejd Alibeaj, njëherësh kryetar i grupit parlamentar, për t’u ndalur procesi zgjedhjes së kryetarëve të degëve. Pas zgjedhjeve të organizuara të shtunën në degën e PD, Mallakastër, këtë të diel demokratët e Fushë Krujës, Fierit e Selenicës, do të zgjedhin të besuarin e tyre, për t’i drejtuar për një mandat 4-vjeçar.