Drafti i propozuar nga Partia Socialiste për ndryshime në ligjin për komisionet hetimore prek kryesisht objektin e komisionit dhe dëshmitarët që do të thirren si persona që kanë dijeni për çështjen. Me ligjin aktual, mbledhjet e komisioneve hetimore janë të hapura për publikun, me përjashtim të rasteve kur komisioni vendos ndryshe. Ndërkohë, socialistët propozojnë që komisioni hetimor përjashton publikun nga mbledhjet e tij, nëse faktet e referuara kanë të bëjnë me jetën personale të dëshmitarëve ose palëve të treta, kur bëhen referenca për një sekret biznesi ose tregtar apo kur publiciteti mund të sjellë përhapjen e të dhënave që duhet të mbahen sekret.