Gazment Bardhi nëpërmjet një letre publike, akuzon Gjykatën Kushtetuese se me vonesat në shqyrtimin e ankimimit të demokratëve për Ligjin për Komisionet Hetimore, po minon të drejtën që Kushtetuta i ka dhënë opozitës për kontrollin e qeverisë. Sipas Gazment Bardhit, Parlamenti ka hyrë në vitin e fundit të kësaj legjislature dhe çdo vonesë në shqyrtimin e këtij ankimimi, vështirëson llogaridhënien e qeverisë.