Kombëtarja shqiptare vijon punën për ndeshjet e saj të radhës atë shumë të rëndësishme me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe miqësoren me Jordaninë. Në ambientet e Shtëpisë së Futbollit kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Sylvinho, pasditen e së martës zhvilluan seancën e radhës stërvitore.