Kombëtarja shqiptare humbet shërbimin e Marash kumbullës për ndeshjen shumë të rëndësishme me Serbinë e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026 që do të luhet në 11 tetor. Mbrojtësi kuqezi pësoi një dëmtim gjatë ndeshjes mes Mallorcas dhe Atletico madrid dhe këtë të hënë ai kreu edhe ekzaminimet mjekësore. Sipas asaj që raportohet në median spanjolle rezulton se futbollisti shqiptar do të qëndrojë jashtë fushave të lojës për rreth 1 muaj.